ShowBizzz

Tradhtia e pretenduar e Chiara Ferragni dhe Fedez: S’kemi qenë kurrë çift i hapur, por..!

Taylor Mega ka zbuluar detaje befasuese për marrëdhënien mes Chiarës dhe Fedez, duke aluduar se të dy ishin në një çift të hapur.

Së fundmi Chiara Ferragni në një intervistë të dhënë për “Striscia la Notizia”, iu përgjigj edhe deklaratave të Taylor Mega-s, të cilat kanë bërë bujë në internet për marrëdhënien e hapur (të supozuar) me Fedez.

Korrespondenti i Striscia e pyeti biznesmenen për mendimin e saj për deklaratat e Taylor Mega-s për pabesinë e supozuar të Fedez: “Nuk kemi qenë kurrë një çift i hapur” – tha Ferragni – “Vetëm nëse çift i hapur quhet kur njëri tradhton dhe tjetri jo”.

Tradhtia e pretenduar e Chiara Ferragni dhe Fedez: S’kemi qenë

Chiara Ferragni dhe Fedez si gjithmonë kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike edhe pse marrëdhenia e tyre ka përfunduar.

 

 



bal