5
Idajete Blakaj është emër i njohur i fushës së bukurisë. Salloni i saj Studio_Ida_mua është një emër që reflekton përkushtimin e saj për artin e grimit dhe kujdesin estetik të klientëve që e frekuentojnë, e tashmë janë të shumtë në numër.
Studio_Ida_mua është hapur prej dy vitesh dhe që nga atëherë ka shërbyer me përkushtim për të përmbushur pritshmëritë e klientëve në fushën e grimit dhe bukurisë. Gjendet në Prishtinë në rrugën Muharrem Fejza, gjegjësisht tek Lotë Vaki.
Salloni ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë:
• Grimi profesional për evente speciale (dasma, mbrëmje, sesione fotografike, etj.)
• Grimi ditor dhe artistik
• Konsultime të personalizuara për look-e specifike
• Korrektimi i formës së vetullave dhe aplikimi i qerpikëve
• Trajnime për teknikën e grimit për individë që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyreIda, është e çertifikuar për të gjitha shërbimet që ofron, duke përfshirë grimin profesional, teknikën e aplikimit të qerpikëve dhe formësimin e vetullave. “Çertifikatat e mia janë marrë nga institucione të njohura në fushën e bukurisë, dhe kjo më jep mundësinë të ofroj shërbime me cilësi të lartë dhe profesionalizëm”, thotë artistja e fushës së bukurisë, duke shtuar se si grimere profesionale, u ofron klientëve një përvojë të personalizuar dhe të kujdesshme, duke i dëgjuar me kujdes dëshirat e tyre për të arritur pamjen që ata ëndërrojnë. “Secili klient është unik, dhe për mua është shumë e rëndësishme që grimi të reflektojë stilin dhe personalitetin e tyre, qoftë për një event të veçantë, një ditë të rëndësishme, apo për një look të përditshëm”.Idajeten nga salloni Studio_Ida_mua e bën të veçantë përkushtimi ndaj detajeve dhe përdorimi i produkteve të cilësisë më të lartë, të zgjedhura me kujdes për të siguruar që lëkura e klientëve të duket dhe të ndihet e freskët dhe e shëndetshme.
Thotë se përveç aftësisë teknike, përpiqet edhe të krijoi një atmosferë komode dhe të qetë, ku klientët ndihen të relaksuar dhe të sigurt në duart e saj. Njohuria e thellë në teknika të ndryshme të grimit, dhe trendet më të fundit, e lejojnë të ofroj zgjidhje kreative dhe të përshtatura për çdo fytyrë.
“E ardhmja e Studio_Ida_mua është shumë premtuese. Jam gjithmonë në kërkim të mundësive për të rritur dhe përmirësuar shërbimet që ofroj. Një nga objektivat e mia është zgjerimi i sallonit, duke ofruar një hapësirë më të madhe dhe më komode për klientët, me qëllim që ata të përjetojnë një përvojë të plotë relaksi dhe bukurie”. Sigurisht që ka edhe plane, po cilat janë ato? “Gjithashtu, po shqyrtoj shtimin e shërbimeve të reja për të plotësuar nevojat e klientëve, si trajtime estetike për fytyrën, kujdes për lëkurën dhe ndoshta shërbime më të specializuara, siç janë trajtimet anti-aging apo trajtime për kujdesin e thonjve dhe flokëve. Zgjerimi i ekipit me profesionistë të certifikuar është gjithashtu pjesë e vizionit për të ofruar një gamë të gjerë shërbimesh në një nivel të lartë profesionalizmi”.
Ndërkohë, plani afatgjatë është që Studio_Ida_mua të bëhet një qendër e njohur për bukurinë dhe mirëqenien, jo vetëm për shërbimet cilësore, por edhe për atmosferën miqësore dhe të ngrohtë që klientët tanë do të përjetojnë.
Të shtojmë se tek Studio_Ida_mua, shumë shpejtë do të nisë edhe mbajtja e kurseve profesionale.
ks