Lajme

Sylejmani: KFOR-i të jetë më i ashpër me xhandarmërinë serbe

Koloneli në pension i Policisë, Rrahman Sylejmani, vlerëson se KFOR-i duhet të tregohet më i ashpër ndaj xhandarmërisë serbe pasi sipas tij ata po e keqpërdorin lirinë dhe po shihen vend e pavend pa nevojë e pa koordinim.

Ai ka thënë se heshtjen e KFOR-t dhe mos ndëshkimin e veprimeve të tyre nga bashkësia ndërkombëtare, xhandarmëria serbe e merr si miratim dhe prandaj vazhdojnë të sillen kështu.

“Duhet të kërkohet nga KFOR-i që të është më i ashpër dhe të reagojë sepse mua po më brengos që nuk ka reagim as në situatën e tanishme e as në situatat e mëparshme gjithmonë gjendet një justifikim se ne të paktën ndonjë reagim publik nuk kemi parë cka ishte dashur sepse këta po e keqpërdorin dhe herë pas here po shihen sa në vendkalime kufitare san ë brezin e gjelbër vend e pavend pa ndonjë nevojë e pa ndonjë koordinim se edhe ata e kanë obligim me i koordinu veprimet e tyre me KFOR-in nëse vec duan të kenë bashkëpunim të mirëfilltë sikurse ne që i kemi planet e përbashkëta me KFOR-in por përderisa nuk ka informata sepse kur ‘shukat’ faktori ndërkombëtar atëherë është si një lloj miratimi sepse ata e marrin në atë mënyrë dhe prandaj edhe bëhen këto defilime sepse nuk kanë kurrfarë konsekuencash për ato veprime të tyre nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Po ashtu, Sylejmani këto veprime i sheh edhe si keqpërdorim të raporteve të bashkëpunimit me KFOR-in dhe bashkësinë ndërkombëtare sepse siç është shprehur ‘paraqitja e tyre në vendkalimin kufitar nuk beson se është me miratimin e KFOR-it’.

“Kjo do të thotë se ata po keqpërdorin edhe raportet e bashkëpunimit që ata i quajnë me KFOR-in dhe bashkësinë ndërkombëtare e sidomos me KFOR-in se ai është përgjegjës për kontrollin e tërë brezit të gjelbër, pra vijës kufitare. KFOR-i me vetë faktin që e ka mandatin për kontrollim të vijës kufitare ata patrullojnë me policinë e Kosovës këtë pjesën tone, por patrullojnë edhe me pjestarët e xhandarmërisë serbe në atë pjesën andej. Këtu paraqitja e tyre në vendkalimin kufitar nuk besoj se është me miratimin e KFOR-it”, ka shtuar ai.

Pas rastit në Kamenicë, të hënën xhandarmëria serbe janë vërejtur në pikën kufitare Merdar ku sipas pamjeve të publikuara nga Policia e Kosovës, ata kanë shkelur vijën kufitare dhe kanë qëndruar aty për disa minuta.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kjo qasje e Serbisë është hegjemoniste dhe se Kosova nuk do të bije në provokimet e saj/teve1.info/