Një mega-operacion policor është duke u zhvilluar në disa qendra estetike dhe parukeri në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, rreth 30 qendra estetike janë bastisur nga policia në kryeqytet, ndërsa tre persona janë arrestuar, tre të tjerë janë shpallur në kërkim dhe gjashtë po hetohen në gjendje të lirë.
Raportohet se aksioni i policisë drejtohet nga Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe synon zbulimin dhe sekuestrimin e mallrave kontrabandë, veçanërisht botoksit që mund të injektohet në fshehtësi dhe pa licencën përkatëse.
Kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e disa prej personave të ndaluar, ku dyshohet se fshihnin mallin kontrabandë.