Lajme

Opozita do llogari për Hafizin, në seancë të jashtëzakonshme

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës të mërkurën.

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kjo thirrje bëhet për të diskutuar lidhur me dyshimet për faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit.

Zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit, Naser Hafizit i është caktuar një muaj paraburgim, i cili u arrestua të enjten e kaluar nga policia.

Ndër të tjera, Tahiri njoftoi se do të flasin edhe për përgjimet e komunikimet e publikuara në media të shefes së Komiteteve në Vetëvendosjes Dejona Mihali, me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Ajo sipas PDK-së, i bëri dëm të madh vendit, duke ndërhyrë në punën e Korporatës Energjetike.

Për këtë temë ka reaguar edhe Lidhja Demokratike, ku me një komunikatë këto zhvillime i ka cilësuar si skemë kriminale pa frikën e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, teksa ka kërkuar hetim.