ShowBizzz

Pas tre javësh në spital, këngëtarja e njohur greke jashtë rrezikut për jetën

Kanë kaluar rreth tre javë nga dita kur Greqia “mbajti frymën” teksa po qarkullon pamjet e këngëtares së njohur Marinellës që ra në skenën Herodian.

Këngëtarja e mirënjohur u rrëzua në skenë, ndërsa më pas u dërgua me urgjencë në një klinikë private, pas goditjes së rëndë që pësoi dhe qëndron në spital për rreth 3 javë.

E teksa grekët po luteshin për shëndetin e Marinellës, duket se tashmë këngëtarja e ka kaluar rrezikun. Mediat greke raportojnë se pritet që këngëtarja në ditët në vijim të lërë spitalin.

Për një periudhë kohore, e cila ndoshta do të jetë disa ditë, mjekët do ta kenë nën vëzhgim.