Lajme

Vokrri: Ka mundësi të mos bëhet kurrë Asociacioni, nëse cenohet integriteti territorial i vendit

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri ka thënë se ka mundësi që Asociacioni të mos bëhet asnjëherë nëse cenohet integriteti territorial i Kosovës.

Një situatë të tillë sipas Vokrrit Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta lejojë të ndodhë pavarësisht nëse do të jetë në pushtet apo në opozitë.

“Pavarësisht se a do të jetë Vetëvendosja në pushtet apo në opozitë nëse do të ballafaqohemi me një situatë ku kërcënohet integriteti territorial i vendit dhe funksionaliteti i tij ka mundësi mos të bëhet kurrë asociacioni vetëm mund të na dërgojnë të gjithëve në burg ose të na vrasin gjysmën”, ka thënë Vokrri në emisionin “Këndi i Ditarit”, në tëvë1.