Lajme

”Funksioni i Dejona Mihalit në VV” Batusha: E vërteta del në ditët e ardhshme

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha ka folur edhe për pergjimet e Dejona Mihalit dhe ish-kryeshefit ekzekutiv, Nagip Krasniqit.

Batusha ndër tjera u shpreh se ”Dejona Mihali nuk ka pushtet mbi ne”.

Ai gjithashtu ka shtuar se ”Dejona është Koordinatore e Komiteteve të Lëvizje Vetëvendosje” dhe sipas tij nuk ka ndonjë funksion tjetër.

”Unë jam i prirur me i besu në këtë rast zyrtarëve me të cilët punojë, deri sa të del e vërteta”, tha Batusha.

Ai gjithashtu ka shtuar se e vërteta del në ditët e ardhshme.