Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se krenaria e nderi i Kosovës janë viktimat e dhunës seksuale.
Në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga QKRMT mbi dhunën seksuale deklaroi se drejtësia nuk arrihet pa u mbajtur përgjegjës kriminelët.
“Dua të ju sigurojë që mbështetja jonë për ju do të rritet dhe do të vazhdojë. Ne gra e burra të Kososvës do të jemi më shumë e jo më pak për çdo vit që shkon. Për këto 25 vjet e kemi kujtuar dhimbjen, por kemi dëshmuar se përkundër kësaj dhimbje ka shpresë dhe vendosnëri”, deklaroi Osmani.
“Ambasadorja e Guximit”, e cila gjashtë vjet më parë rrëfeu publikisht për krimin e përjetuar, kujtoi ditën e 14 prillin të vitit 1999. Vasfije Krasniqi Goodman tha se asnjëherë nuk do e harrojë tmerrin e përjetuar.
“Kjo mund të jetë një teegim, por për mua 14 prilli 199 është dicka qe pavarësisht sa kohë ka kaluar kurrë nik do të lrgohet nga unë….e nderuara familja ime, falemnderit qe keni qendruar pranë meje në 24 vitet e fundit dje burrit tim falemnderit shumë. Ndonjëherë mundohem të jem e mirë gjatë gjithë kohës, eshtë vështirë me qenë në Kosovë kur ke të mbijetuar të tjerq që më kontaktojnë, por ka edhe të mbijëtuar që vetëm ju premtohet të aplikojnë për status, por nuk ju njohet atatusi. Dhe kjo ëahtë dicka që nuk ja fali qeverisë time”, deklaroi ai.
Në 25-vjetorin e themelimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, po mbahet konferenca ndërkombëtare mbi dhunën seksuale në konflikt.
Në këtë konferencë po merr pjesë Dr. Denis Mukwege, laureat i Çmimit Nobel për Paqe.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare per Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti kujtoi vjeshtën e vitit 1998, ku tha se për herë të parë takoi popullatën e prekur nga lufta. Në mesin e tyre, ajo theksoi se grupi më i prekur ishin te mbijetuarit e dhunës seksuale, te cilët kishin nevojë për përkrahje emocionale.