Këngëtarja Kamela Islamaj ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në “Aldo Morning Shoë” dhe ka ndarë emocionet për pjesëmarrjen e saj të parë në festivalin e “Kënga Magjike”, “Në pasqyrë”.
“U ndjeva më e realizuar, e dashur dhe e respektuar, falë performancës në Këngën Magjike se për mua është hera e parë”.
“Nuk më pëlqen shumë të jem në garë pasi mendoj se çdonjëri nga ne është i veçantë në llojin e vet Të konkurruarit kokë me kokë me artistë që nuk jemi njësoj nga një anë është interesante dhe e buku,r por nga ana tjetër është edhe si e ‘pavlerë’ (qesh)”, tha ajo.
Më tej gjatë bisedës Kamela tregoi se kërkesat për tekstin e këngës dhe për të realizuar një cover live kanë qenë të mëdha. “Kanë filluar kërkesat si fillim për tekstin, duan te gjithë që të kemi një video me tekstin e shkruar poshtë. Kanë filluar kërkesat që ta dëgjojnë këngën në një cover live mendoj që së shpejti do ta bëjmë një të tillë”.
bal