Lajme

A ishin lulet për Mimoza Kusarin? Përgjigjet shkurt kryeministri Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se buqeta me lule me të cilat ai dhe ekipa e tij u panë të hynë në Kuvendin e Kosovës, ishin për shefen e grupit parlamentar të VV-së.

Në një prononcim të shkurtër, kur u pyet nëse lulet ishin dedikim për Mimoza Kusari-Lilan, ai përgjigjet me ”Po” dhe ”Për ditëlindje”.

Tutje ai shihej të nxitonte në kthimin në Qeveri, çka dukej qartë se kreu vizitë blic në Kuvend te shefja e grupit parlamentar të VV-së.

Si shefe e grupit parlamentar të VV-së, së fundit ajo është ndër më të komentuarat për qasjen dhe komunikimet e saj me përfaqësues të Listës Serbe, përfshirë dhe terroristin, Milan Radojiçiq.