Humbi kontaktet me familjarët prej tre ditësh, gjendet i pajetë një 50 vjeçar në lagjen 14 të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 50 vjeçari nuk ka komunikuar prej tre ditësh me vëllain dhe nipin e tij, ndërsa ata janë paraqitur në komisariat për të bërë denoncim.
Pasi policia mbërriti në banesë, e gjeti 50 vjeccarin të pajetë.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ndërsa dyshohet që 50 vjeçari të ketë humbur jetën nga arresti kardiak.