ShowBizzz

Shpallet në kërkim doktori i ”VIP-ave”, akuzohet se…

Mbrëmjen e djeshme, Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion kundër kontrabandës së botoksit në qendrat estetike.

Në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim disa persona, mes tyre, kirurgu i famshëm i operacioneve plastike, Skerdi Faria. Ky i fundit nuk dihet nëse ky i fundit ndodhet brenda Shqipërisë apo jashtë.

Ndërkohë në pranga lidhur me operacionin janë vënë Mildon Kumaraku, administratori i kompanisë që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të klinikat, si dhe administratoret e 2 klinikave estetike, Xhuljana Mahmuti dhe Deisa Shehaj.

“Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. T., J. B., J. Z., L. C., K. B. dhe E. Sh, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S. F., K. B. dhe A. F. B., të gjithë adminstratorë klinikash estetike ku injektohej ky produkt. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim”, ka njoftuar policia.

Deri më tani nga ky aksion janë bastisur 30 qendra estetike dhe parukeri, si dhe janë sekuestruar sasi të mëdha të botoksit të kontrabanduar që më pas shpërndahej në këto pika dhe injektohej shpesh edhe pa licencën përkatëse.