Lajme

Granit Xhaka: Nuk fjeta deri në 8 të mëngjesit pas humbjes ndaj Serbisë

Kapiteni i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, ka pranuar se nuk ka mundur të mbyllë sytë pas humbjes së kombëtares së tij ndaj Serbisë në Leskovc (2:0).

Në një intervistë për RTS-në zvicerane, Xhaka ka pranuar hapur para ndeshjes me danezët në Kopenhagen, e cila përfundoi pa fitues në barazim 2-2.

“Të jem i sinqertë me ty, nuk kam fjetur deri në 8 të mëngjesit.

Ishte një lojë shumë emocionale, sido që të jetë unë gjithmonë kam probleme me gjumin pas ndeshjes, veçanërisht nëse është humbje.

Unë normalisht jam shumë autokritik, shikoj se çfarë kam bërë mirë dhe çfarë jo“, ka shpjeguar Xhaka për kanalin zviceran.