Lajme

Pacolli: Opozita ka bashkëpunuar me Listën Serbe për incizimet që ta dëmtojnë LVV-në

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thënë opozita ka bashkëpunuar në incizimin e bisedave të shefes së Grupit Parlamentar të kësaj partie, Mimoza Kusari-Lila dhe Listës Serbe.

Ajo ka thënë se kjo është bërë me qëllim të dobësimit të Vetëvendosjes, që sipas saj kjo parti ia ka prishë pazaret Listës Serbe dhe disa partive opozitare të Kosovës.

“Më e rëndësishmja do të ishte me u zbuluar kush ka bashkëpunu me Listën Serbe për mu bë këto incizime. Kush ka bashkëpunu me Listën Serbe me i bë këto video. Opozita ka mund me qenë në koordinim shumë të ngushtë me Listën Serbe, me i thanë hajde t’i bëjmë qeto incizime edhe ta dëmtojmë LVV-në sepse Vetëvendosje është e vetmja që ia ka prish pazaret Listës Serbe dhe disa partive opozitare në Kosovë. Është shumë më rëndësi me ditë që opozita ka bashkëpunua me Listën Serbe për mi bë këto video. Kanë bashkëpunu me Listën Serbe për video të tilla për më dëmtua Vetëvendosjen”, tha Pacolli në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ajo duke folur për bisedat e Kusari- Lilës me zyrtarët e Listës Serbe, përfshirë edhe Milan Radoiçiq ka thënë se duhet të publikohen të plotë e jo “copë-copë”. Pacolli ka mohuar se si parti kanë pasur marrëveshje me Listën Serbe.