ShowBizzz

FOTO/ Donald Trump mbledh shqiptarët e Amerikës, Bleona Qereti prezante në takim

Sot, më 16 tetor në orën 18:00 (12:00 me orën shqiptare), shqiptarët e Amerikës do të mblidhen në Michigan për të mbështetur ish-presidentin Donald Trump.

Ka qenë këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti e cila ka postuar disa foto përkrah ish-presidentit Trump.

Ajo u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen në eventin Shqiptaro-Amerikan dhe të mbështesin Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

“Ky është momenti ynë për t’u bashkuar, për të aktivizuar lëvizjen dhe për të siguruar që Michigan të kthehet në KUQ për Presidentin Trump!”, shkruan Bleona ndër të tjera.