Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë pas aksidentimit fatal të nipit të tij dyvjeçar.
Ngjarja ndodhi në oborrin e banesës, ku familjarët nuk ishin në dijeni se vogëlushi kishte hyrë poshtë automjetit.
Policisë i është raportuar se gjatë manovrës mbrapa, ai aksidentoi të miturin, i cili ndërroi jetë për shkak të dëmtimeve të marra në spital.
Policia ka njoftuar për arrestimin e shtetasit P. M., banues në Valias.