ShowBizzz

Ç’po ndodh me motrat Berisha? Njëra prej tyre kalon natën nën vëzhgimin policor

Një ditë më parë, Albeu raportoi se motrat Berisha, Antonela dhe Mariela u dorëzuan në Polici, pasi ishin në kërkim për dhunën e ushtruar ndaj Klea Prengës.

‘Oranews’ raporton se Mariela, e cila dyshohet se i ka shkaktuar plagët me gotë qelqi Klea Pregës e ka kaluar natën e parë e izoluar në bllokun e sigurisë. Pas vetëdorëzimit te Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ajo së bashku me të motrën janë njohur me provat dhe janë marrë në pyetje nga oficerët e Policisë së Tiranës.

Kas këtij procesi, policia i ka vendosur në dispozicion edhe vendimin e Gjykatës, ku ndaj Mariela Berishës ishte vendosur masa e sigurë shtrënguese “arrest në burg”, e ndërsa për Antonelën “detyrim paraqitje”.

Në këto kushte, Mariela Berisha pas përfundimit të proceduravë është dërguar në bllokun e sigurisë ku do të dalë para Gjykatës së Tiranës për t’u bërë dhe verifikimi i kushteve.

Duke qenë se Mariela ka një fëmijë të mitur, me shumë mundësi gjykata do vendosë masa kufizuese.

ks