7
Bella Hadid pushtoi të martën pasarelën e Victoria’s Secret.
Prezenca e Bellës ishte një surprisë e këtij edicioni.
Ajo nuk u shpall si pjesë e këtij kastit, pasi së fundmi është tërhequr nga modelingu.
Megjithatë, ajo u shfaq në fund me një set sytjenash të kuqe dhe krahë gjigantë të ngjashëm.
2Në prill, Bella i tha Allure se mori një pushim jozyrtar nga karriera e saj e modës për t’u fokusuar në shëndetin e saj mendor dhe fizik. “Pas 10 vitesh modelim, kuptova se po investoja kaq shumë energji, dashuri dhe përpjekje për diçka që, në planin afatgjatë, nuk do të ma kthente domosdoshmërisht”, tha ajo.
Bella u zhvendos në Teksas, ku gjeti dashurinë me kaubojin Adan Banuelos . Ajo foli për jetën e saj atje, duke thënë: “Ashtu siç e kam stiluar veten prej vitesh tani – gjë që e bëj akoma – më pëlqen të bëj vetë flokët dhe grimin, të jem e lumtur me pamjen time dhe të përgatitem me të dashurat e mia. këtu në Teksas. Ne kalojmë kohën më të mirë dhe kurrë nuk ndjej se duhet të bëj shumë.”
ks