Lajme

Maqedonci: Premtuam fuqizim të ushtrisë, e realizuam!

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar sot në lidhje me investimin në armatim.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se premtimin për fuqizim të ushtrisë e kanë realizuar.

“Që nga fillimi i këtij mandati deri më tani investuam mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit. Çdo prokurim është realizuar përmes konceptit shtet më shtet pa ndërmjetësim të operatorëve ekonomik, duke kursyer kësisoj buxhetin ndërkohë që është rritur cilësia”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ushtria e Kosovës tash e disa javë ka probleme me furnizim me ushqim pasi që ka përfunduar kontrata me kompaninë e cila kryente këtë furnizim.

Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për 106 vende të reja të punës në kuzhinat e FSK-së, për këto pozita:

Kuzhinier (25), ndihmëskuzhinier (23), shpërndarës ushqimi (42), Pastrues të enëv