Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan në polici, pasi kërkoheshin që prej muajt gusht, pasi dhunuan 24-vjeçaren Klea Prenga.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale policia bëri me dije se rreth orës 19:00, ato janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë në Tiranë.
Klea bëri sot një reagim publik në Instagram, ku u shpreh se nuk ka asnjë gjasë pajtimi mes saj dhe motrave Berisha, duke hedhur poshtë aludimet se mes tyre mund të ishte vendosur paqja:
“Përshëndetje! Pas dy muajsh nga sulmi brutal që më është bërë, personat përgjegjës janë vetëdorëzuar. Disa media kanë spekuluar për një mundësi pajtimi mes nesh, por dua të jem e qartë: Nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë asnjë pajtim.
Unë kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar për pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që më kanë shkaktuar. Nuk mund të ketë falje për një akt të tillë dhune. Shpresoj që procesi gjyqësor të jetë i drejtë, transparent dhe që drejtësia të vihet në vend, duke më dhënë mua dhe familjes sime qetësinë që meriton çdo qytetar!”.
lokimagazine