3
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se që nga data 04 shtator ka hyrë në fuqi udhëzimi administrativ, i cili obligon të gjithë operatoret ekonomik dhe personat fizik të cilët merren me mbarështimin e kafshëve shoqëruese si qen e mace, të regjistrohen në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.
“ Udhëzimi përcakton kushtet teknike dhe profesionale që duhet të plotësohen nga subjektet private të cilat në fushë veprimtarin e tyre, merren me mbarështimin e kafshëve shoqëruese të destinuara për mbajtje, dhurim dhe shitje”, thuhet në njoftim.
AUV kërkon që aplikimi të bëhetd eri me datë 30 tetor, bazuar në kriteret e përcaktuara me këtë akt ligjor do të bëhet vlerësimi nga i cili pason regjistrimi-licencimi. Në njoftimin e AUV-ut thuhet se mos aplikimi për licencim është në kundershtim me rregulloren ligjore, veprim kyiI cili është I sanksionuar me ligj.
“Mos aplikimi i juaj konsiderohet se jeni duke punuar në kundërshtim me rregullin ligjore, veprim i cili është i sanksionuar me ligj. Qëllimi primar i nxjerrjes se këtij udhëzimi është respektimi i kushteve të mirëqenies se kafshëve dhe ne anën tjetër krijimi i një klime të favorshme biznesi për ketë kategori të veprimtarisë. Për të gjitha janë përcaktuar rregullat e njëjta për të qenë të barabartë ne treg”, thuhet në njoftim.
Në njoftim po ashtu thuhet se qëllimi primar i nxjerrjes se këtij udhëzimi, është respektimi i kushteve të mirëqenies se kafshëve dhe krijimi i një klime të favorshme biznesi, për ketë kategori të veprimtarisë.
Njoftimi i plotë:
Të gjithë mbarështuesit dhe shitësit e kafshëve shoqëruese duhet të aprovohen nga AUV
Me datë 04.09.2024 ka hyrë në fuqi ‘’UDHËZIMI ADMINISTRATIV (MBPZHR) NR.27/2024 PËR KUSHTET TEKNIKE QË DUHET TI PLOTËSOJNË MBARËSHTUESIT E KAFSHËVE SHOQËRUESE PËR MBAJTJE, DHURIM DHE SHITJE’’. I cili obligon të gjithë operatoret ekonomik dhe personat fizik të cilët merren me mbarështimin e kafshëve shoqëruese (qen, mace etj) të regjistrohen në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë. Udhëzimi përcakton kushtet teknike dhe profesionale që duhet të plotësohen nga subjektet private të cilat në fushë veprimtarin e tyre, merren me mbarështimin e kafshëve shoqëruese të destinuara për mbajtje, dhurim dhe shitje.
AUV kërkon të bëni aplikimin deri me datë 30.10.2024, bazuar në kriteret e përcaktuara me këtë akt ligjor do të bëhet vlerësimi nga i cili pason regjistrimi-licencimi. Mos aplikimi i juaj konsiderohet se jeni duke punuar në kundërshtim me rregullin ligjore, veprim i cili është i sanksionuar me ligj. Qëllimi primar i nxjerrjes se këtij udhëzimi është respektimi i kushteve të mirëqenies se kafshëve dhe ne anën tjetër krijimi i një klime të favorshme biznesi për ketë kategori të veprimtarisë. Për të gjitha janë përcaktuar rregullat e njëjta për të qenë të barabartë ne treg.
Licenco biznesin tuaj, puno duke respektuar rregullat.