Khloe Kardashian ka shpërndarë foto të fytyrës në profilin e saj në Instagram, duke treguar rezultatet para dhe pas injeksioneve. Ajo vendosi te pranontembushjen për shkak të gropes në fytyrën e saj që u shfaq pas operacionit.
Duke ndarë detajet me ndjekësit, ajo theksoi: “Prita nëntë muaj pas operacionit për të hequr gropëzën në fytyrë, por nuk ankohem sepse më mirë do të kisha një gropë në fytyrë sesa melanoma”. Khloe foli për herë të parë për problemin e saj në vitin 2022, ku shpjegoi se vuri re një gungë të vogël në fytyrë që nuk u zhduk as pas shtatë muajsh dhe për këtë arsye vendosi të bënte një biopsi.
Ajo u ka bërë thirrje ndjekësve që të bëjnë kontrolle të rregullta në mënyrë që të mos përfundojnë në situatën e saj, ndersa u shpreh e lumtur qe shkoi te mjeku në kohë.
bal