1
Alarmues është raporti i sotëm i Bankës Botërore, i cili e radhitë Kosovën në vendin e fundit në Ballkan, me numrin më të madh të të papunëve.
Sipas të njëjtit raport vetëm 37 për qind e njerëzve në moshë pune janë të punësuar. Përderisa vendet fqinje si Shqipëria e Mali i Zi, janë renditur shumë më lartë se disa vende të Bashkimit Evropian me punësim.
Ky raport është ri-konfirmim i asaj që ne si LDK e kemi potencuar vazhdimisht. Kjo Qeveri nuk ka plan për zhvillim ekonomik; por ka vetëm propagandë dhe keqqeverisje.
Si rezultat i mungesës së vizionit dhe projekteve zhvillimore të kësaj qeverie, të rinjtë tonë po e braktisin vendin dhe largohen nga Kosova.
Lidhja Demokratike e Kosovës, në krye me kryetarin Lumir Abdixhikun, e ka një plan të detajuar, si dhe ekip të duhur për ta zhvilluar ekonominë e vendit, për të krijuar vende të reja të punës, dhe për t’i ndalur trendet negative të kësaj qeverie, që po i shtyejnë kaq shumë të rinj e të reja ta lëshojnë vendin.
‘Rruga e Re’ është rruga e vetme drejt zhvillimit ekonomik. Dhe ndryshimin për Kosovën që e duam do ta sjellim ne.