Kënga e Bardhit, dedikuar vajzës së tij, “Qikës Tem” shkaktoi reagime të shumta.
Rreshtat e saj kanë prekur këdo dhe po me këtë projekt muzikor Bardhi u shpreh hapur lidhur me problemet që ka kaluar duke i shfaqur ato në rreshtat e këngës. Bardhi hapi zemrën duke treguar shumë prej këtyre problemeve, por teksa disa e pritën mirë, të tjerë e akuzuan për “viktimizim”.
Siç duket, Bardhi është ndjerë “i detyruar” për një sqarim për publikun dhe nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagram-it shkruan:
“Duke parë shqetesimin tuaj te vazhdueshem per situaten time financiare dhe dashamiresine tuaj ndihem i obliguar t’iu them se familja ime e ka kaluar prej shume muajsh situaten e pershkruar ne kangen e vajzes.
Nese kjo kange do ishte perdorur si viktimizim do e kisha lansuar ne muajin Prill ose Maj kur veshtiresite ishin aktuale, por un mendoj qe arti i mire gjithmone duhet me hap debate dhe me kriju pyetje.
Jam mëse krenar per rreshtat qe i kom shkru ne kete kange per vajzen time sepse mendoj qe cdo femije menyren me te mire per te mesuar dicka e ka nepermjet eksperiencave te prinderve.
Ju dua shume, Elhamdulilah prej Zotit jemi shume mire e Zoti ju rujt t gjithve”.