LifeStyle

Pse herë pas here ndiejmë urrejtje?

Urrejtja është një emocion i fuqishëm që mund të shkaktojë dëme serioze si për personin që e ndjen, ashtu edhe për atë tek i cili urrejtja drejtohet. Ajo është e ndërlikuar dhe shpesh me një gjenezë të thellë, çka mund ta bëjë të vështirë ‘shërimin’ prej saj.

“Urrejtja rrjedh nga perceptimet personale të dobësisë ose nga përvoja në të cilën ndiejmë se jemi dëmtuar ose keqtrajtuar nga të tjerët,” thotë Stephanie Carnes, terapiste amerikane.

Çfarë është urrejtja?

Fjala “urrejtje” përdoret më shpesh sesa emocionet e vërteta që ndihen. Deklarata: “Unë e urrej këtë” rrallë shoqërohet nga emocioni i fortë negativ i urrejtjes së vërtetë. Mund të jetë e vështirë të dallosh urrejtjen nga emocionet e tjera negative të forta që mund të ndiesh në të njëjtën kohë.

Disa psikologë thonë se ajo që e bën urrejtjen ndryshe është se ajo është e drejtuar ndaj asaj që dikush ose diçka është, përveç asaj që ata kanë bërë. Në një shqyrtim të kërkimeve mbi urrejtjen të publikuar në 2018, autorët thonë se zemërimi dhe hakmarrja vijnë nga dëshira për të ndryshuar një sjellje ose situatë, ose për të rregulluar ose shlyer një veprim negativ. Por me urrejtje, ti beson se personi ose sjellja nuk mund të ndryshohet dhe do që ta “eliminosh” atë.

Çfarë e shkakton urrejtjen?

Urrejtja rrallë lind nga një përvojë ose ngjarje e vetme, përveç nëse ngjarja është traumatike ose mund të interpretohet si një kërcënim për jetesën ose sigurinë e një personi.

Urrejtja mund të jetë diçka që të mësohet kur je pjesë e një grupi që percepton një kërcënim nga një grup tjetër njerëzish.

Llojet e urrejtjes

Urrejtja mund të drejtohet jashtë — ndaj një personi tjetër, një grupi njerëzish, ose madje edhe ndaj një situate apo ideje. Ajo mund të drejtohet gjithashtu brenda, ndaj vetes.

Simptomat e urrejtjes dhe si ndikon urrejtja shëndetin tuaj

Urrejtja shpesh shoqërohet me emocione të tjera të forta, si zemërimi, poshtërimi, ose pafuqia, të cilat ndikojnë njësoj në shëndetin tuaj. Urrejtja mund të shfaqet nga sjellja dhe e një personi në një sërë mënyrash:

-Shpërthime të zemërimit ose dhunës;
-Ankthi;
-Depresioni;
-Diagnostikime të tjera të shëndetit mendor si PTSD (Çrregullimi i Stresit Post-Traumatik).

Si të parandalosh urrejtjen

Vetëdija është çelësi për parandalimin ose përballimin e urrejtjes. Identifikoni se çfarë ose kush e aktivizon urrejtjen në ju dhe pyesni veten pse.

Si të përballeni me urrejtjen

Vetëkontrolli për emocionet tuaja është hapi i parë për të përballuar urrejtjen brenda jush. Kur e ndjeni, filloni duke qetësuar sistemin tuaj nervor. Carnes sugjeron të bëni një shëtitje, të luani me një kafshë, të dëgjoni muzikë, ose të merrni frymë thellë.

Kur urrejtja është e shëndetshme dhe kur nuk është

Është një përvojë normale njerëzore të ndiesh urrejtje ndonjëherë, edhe nuk ke nevojë të detyrosh veten të ndihesh ndryshe ose të përpiqesh të fshish ndjenjat, veçanërisht nëse ato janë të drejtuara ndaj dikujt që të ka dëmtuar seriozisht.

Por urrejtja mund të shkaktojë pasoja negative për secilin prej nesh dhe për shoqërinë në tërësi.
Kërkimet tregojnë se urrejtja është negative në përgjithësi — duke çuar në më shumë ndarje, përshkallëzim të konfliktit dhe dhunë.

“Edhe nëse rrënjët e urrejtjes ndihen të justifikuara, efektet negative në shëndetin fizik dhe mendor pengojnë aftësinë tonë për të përjetuar përmbushje dhe mirëqenie,” thotë Carnes.