Shëndetësi

Nga muaji i tetë spinaqi duhet të përfshihet në menynë e ushqimit të bebeve

Fletët e gjelbra janë të pasura me burim kalciumi, pra është e njohur se sa është spinaqi i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave

Në majë të listës së perimeve më të shëndetshme përfundimisht gjendet spinaqi.

Vetëm një filxhan spinaq i zier në avull përmban 42 miligramë kalcium. Veç kësaj, është i pasur me magnez, kalium, natrium, hekur, selen, vitaminë A…

TS Poll - Loading poll ...

Prindërit, megjithatë, frikësohen në mos është herët t’ia japin në ushqim fëmijëve para moshës njëvjeçare.

Nga ana tjetër, disa pediatër këshillojnë që nga muaji i tetë spinaqi duhet të përfshihet në menynë e ushqimit të bebeve, ndërsa të tjerët rekomandojnë që të pritet muaji i tetë apo i dhjetë.

Asgjë nuk mund ta dëmtojë nëse provoni ta përfshini në meny të bebes suaj tetëmuajshe, mirëpo në sasi minimale.

Gjithsesi, spinaqi i zier në avull duhet të jetë i freskët, sepse studimet tregojnë që nëse qëndron më gjatë, i shtohet sasia e nitratit, dhe atëherë mund ta dëmtojë beben.

Është mirë të jetë organik, ndërkaq mjekët thonë që më mirë është të hahet i grirë, jo në blender, sepse në atë mënyrë merren më shumë përbërës të shëndetshëm.