Lajme

Oficeri i FSK-së diplomon në Inxhinieri Ushtarake në Missouri të ShBA-së

Kapiten Kemajl Haliti ka përfunduar me sukses “Kursin e Karrierës së Kapitenit Inxhinierik” në Fort Leonard Wood, Missouri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

FSK njofton se trajnimi kishte për qëllim përgatitjen për oficer inxhinierë të nivelit të mesëm me njohuri dhe aftësi të nevojshme për të udhëhequr dhe menaxhuar në mënyrë efektive operacionet inxhinierike në nivel kompanie dhe regjimenti.

“Nga 75 oficerë, 16 prej tyre ishin oficerë nga vendet si: Arabia Saudite, Benini, Brazili, Indonezia,Kosova, Korea Jugore, Gjermania, Bregu i Fildishtë,Tunizia, Italia, Mbretëria e Hashimetit- Jordani, Kuvajti dhe Lituania, gjithsej 16 oficerë të huaj në mesin e 75 studentëve oficer”, thuhet në njoftimin e FSK-së.