Lajme

Endriti sot ndau një moment të lumtur me ish presidentin Hashim Thaqi, por a është kjo arsyeja?!

Djali i ish presidentit Hashim Thaqi, herë pas here poston fotografi me babain me shkrime të shumta.

Sot ai nisi ditën me një postim me babain, por pa thënë asnjë fjalë më shumë. Fytyrat e tyre të buzëqeshura flasin më shumë se çdo fjalë e shënuar.

Ky postim sot ndoshta erdhi edhe si reagim ndaj ambasadores Amerikane për Drejtësinë Penale Globane, Van Schaak.Van Schaak sot ka përmendur edhe rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, edhe pse jo me emër.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të vazhdojmë ta mbështesim atë institucion si komunitet ndërkombëtar. Është duke gjykuar krimet nga lufta në Kosovë, por po ashtu po kontribuon në vendosjen e shtetit të së drejtës brenda Kosovës. Dhe kështu ne po bëjmë atë që mundemi për të mbështetur atë institucion ndërsa ai vazhdon punën e tij. Është një rast i madh që po ecën përpara, i cili përfshin ish-kreun e shtetit, por ka edhe një sërë rastesh të tjera, duke përfshirë çështjet që përfshijnë përpjekje për të minuar administrimin e drejtësisë. Dhe kjo përfshin rastet që përfshijnë ngatërrimet e mundshme me dëshmitarë ose frikësimin e dëshmitarëve”.