Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes përfunduan dy kurse:
Kursi Bazë për Rikonicion dhe Inteligjencë dhe Kursi i Avancuar për Xhenio Luftarake.
Siaps njoftimit, këto dy kurse u realizuan nga Qendra e Stërvitjes Profesionale në KDS, ku kursantët u aftësuan dhe specializuan në këto dy fusha të mbështetjes luftarake.
“Këto kurse janë mbështetur nga Ekipi trajnues Britanik, instruktorët nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, Garda Kombëtare dhe Komanda e Forcave Tokësore që u angazhuan për disa javë në edukimin dhe profesionalizimin e kuadrove të reja”- thuhet në njoftimin e FSK-së.