ShowBizzz

I vëllai i dha fund jetës me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj ka dy fjalë për të gjithë ata që e kanë mbështetur këto ditë

Vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, Henri, i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit, vetëm pak ditë më parë.

37-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por fatkeqësisht punonjësi i Gardës humbi jetën disa orë më vonë.

Këngëtarja bëri një reagim prekës për vëllain e ndjerë, ku thoshte se ‘motrën e ka marrë malli që tani’.

Ndërkohë një ditë më parë, këngëtarja ka bërë një postim në “Instagram”, ku u drejtohet miqve, të afërmve dhe dashamirësve.

Sheila falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe i kanë shkruar mesazhe ngushëllimi në këto ditë të vështira për të dhe familjen e saj.



ks