Banorja e shtatë që i bashkohet BBVK3, është aktorja Sara Kolami, e cila në klipin e saj u prezantua si një stjuardesë, ndersa në skenë u shfaq me mjaftë elegancë, ku u krahasua edhe si një ‘Marilyn Monroe’ shqiptare nga prezantuesi Alaudin Hamiti, thote Klankosova.tv. Bukuroshja tha se këtë eskperiencë do që ta shijojë në maksimum, gjersa shprehet interesuar që të njoh njerëz të rinj dhe interesante.
“Pres të kënaqem, edhe dua të njoh njerëz interesantë, dua të shijoj një eksperiecë që nuk është normale. Do të tregoj Sarën, do të jem vetvetja”, u shpreh Kolami.
Sara në klipin e saj prezantues tregon frikën e saj që mund ta përcjell në këtë format, e cila sipas saj është ambienti toksik. Ndër të tjera 30 vjeqarja përmendi edhe llojin e banorit që nuk duron dot.“Do jem shumë gallatë. Një lloj banori që nuk duroj dot është, ai person që nuk njeh limitet e tjetrit”. Kolami hyn brenda shtëpisë single.
bal