Vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, Henri, i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit. Këngëtarja ka folur sërish për tragjedinë në familjen e tyre, përmes një reagimi në rrjete sociale.
Sheila falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe i kanë shkruar mesazhe ngushëllimi në këto ditë të vështira për të dhe familjen e saj.
“Faleminderit nga zemra të gjithëve, miq, të afërm e dashamirës. Ndjej praninë e mbështetjen tuaj në çdo fjalë zemre që më keni shkruar në këto ditë të vështira për mua dhe familjen time. Në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje të gjithëve, ju shpreh mirënjohjen time. Uroj më të mirat për ju e të dashurit tuaj. Faleminderit”, shkruhet në postim.