18
Ish-presidenti amerikan Donald Trump thotë se vrasja e liderit të Hamasit ka rritur gjasat për një zgjidhje paqësore të luftës së Izraelit në Gaza.
Kur u pyet nëse vdekja e Sinwar-it e kishte bërë paqen më të lehtë apo më të vështirë, ai u përgjigj: “Unë mendoj se kjo e bën më të lehtë. Më vjen mirë që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vendosi të bënte atë që duhej të bënte.”
Trump tha se presidenti i SHBA Joe Biden është “përpjekur ta frenojë atë”, duke iu referuar Netanyahut dhe se ai “duhet të bëjë të kundërtën, në fakt”.
Trump shpesh e quan veten si një mbështetës i Izraelit, duke vënë në dukje vendimin e tij për të zhvendosur Ambasadën e SHBA në Jerusalem dhe rolin e administratës së tij në ndërmjetësimin e Marrëveshjes së Abrahamit të vitit 2020, e cila pa vendet arabe, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin, të normalizojnë lidhjet me Izraelin. Palestinezët i kanë kundërshtuar prej kohësh këto politika.