Lajme

Krasniqi takohet me raportuesin për Kosovën në Bundestag, flasin për zhvillimet në vend e rajon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është takuar në Prishtinë me deputetin gjerman Thomas Hacker, i cili është edhe raportues për Kosovën në Bundestag.

Krasniqi ka thënë se me Hacker, diskutuan për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për bashkëpunimin ndërpartiak mes PDK-së dhe FDP-së gjermane, edhe përmes aktiviteteve të përbashkëta me Fondacionin Friedrich Naumann.

Krasniqi ka bërë të ditur se me këtë rast hapën seminarin “Lidershipi dhe Qeverisja Liberale: Perspektivat për Kosovën”, organizuar nga FNF./teve1.info/