ShowBizzz

“I vetmi mashkul që nuk..” Cheryl Cole rrëfen pse nuk pati më lidhje tjetër pas Liam Payne!

Cheryl Cole nuk është takuar publikisht me askënd që nga ndarja nga Liam Payne gjashtë vjet më parë – pasi rrefeu se ylli i One Direction ishte i vetmi mashkull që nuk e tradhetoi kurre.

"I vetmi mashkul që nuk.." Cheryl Cole rrëfen pse nuk pati

Liam gjeti vdekjen pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë të mërkurën në moshën 31-vjeçare, duke lënë pas djalin e tij shtatëvjeçar Bear, të cilin e ndante me yllin e Girls Aloud, 41 vjeçe. Në një intervistë të sinqertë të daj për mediat britanike, Cheryl u shpreh se Liam ishte ” i vetmi mashkull që i kishte qëndruar ndonjëherë besnik”.

Ylli i popit rrëfeu se ishte zhgënjyer nga çdo burrë i rëndësishëm në jetën e saj, duke përfshirë babain, vëllain dhe ish-bashkëshortët, dhe kjo ia ka zbehur interesin  për një lidhje të re. Duke theksuar se tani të gjithë vëmendjen ia ka kushtuar të birit, pohoi se do të ishte e lumtur edhe po mbetet përgjithmonë beqare.

Që nga lidhja e saj me Liam – e cila filloi në fillim të vitit 2016, kur ai ishte 22 vjeç e ajo 32 dhe përfundoi në korrik 2018 – Cheryl nuk është takuar publikisht me askënd.



bal