ShowBizzz

Si ka nisur sherri mes motrave Berisha dhe Klea Prengës

Antonela dhe Mariela Berisha janë dorëzuar në polici ditën e mërkurë, pas më shumë se 2 muajsh në arrati. Dy motrat akuzohen për plagosjen e blogeres Klea Prenga.

Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Mariela Berishën dhe “Detyrim paraqitjeje” për motrën e saj Antonela Berisha, lidhur me dhunimin ndaj Klea Prengës, ngjarje e ndodhur më 6 gusht në një nga lokalet e kryeqytetit.

Por si ka nisur përplasja mes motrave Berisha dhe Kleas? Disa muaj më parë, Mariela dhe partneri i saj i dhanë fund historisë së tyre 2-vjeçare.

Në kohën kur ky raport ishte në ditët e fundit, partneri i saj u largua për disa ditë në Dubai. Mariela ka marrë vesh që në këto ditë, ka qenë edhe Klea. Kjo ka bërë që menjëherë, motra e banores së “Big Brother” të niset urgjent për në Dubai, për të ‘zënë mat’ partnerin dhe të dashurën e tij.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në Dubai, por ajo që dihet është se që pas atij udhëtimi, Klea dhe Mariela janë përplasur disa herë virtualisht.

Në rrjetet sociale, por edhe me mesazhe, dy vajzat janë ofenduar shpesh me njëra-tjetrën, madje dy motrat e kishin kërcënuar më herët Klean, për lidhjen që ajo kishte nisur me ish-partnerin e Marielës. Situata precipitoi mbrëmjen e 6 gushtit, ku Mariela mori vesh mes miqve se ku gjendej Klea dhe shkoi ta dhunonte.



lokimagazine