Këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa, e cila prej vitesh ka qenë një nga figurat më të pëlqyera në skenën shqiptare, është fotografuar së fundmi në një pamje krejtësisht të ndryshme nga ajo që jemi mësuar ta shohim.
Fotot e kapura nga paparazzi e tregojnë këngëtaren në shoqërinë e partnerit të saj, Genti Lasku, me një pamje të re dhe të guximshme, duke u shfaqur me flokë pjesërisht të qethur, një stil që nuk e kemi parë më parë tek artistja.
Ndryshimi i stilit të flokëve, një element shpesh simbolik për ndryshime të thella emocionale por ndoshta ky mund të jetë pjesë edhe pjesë e një projekti të ardhshëm muzikor.
Eneda Tarifa dhe partneri i saj Gent Lasko
Deri më tani, nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga Eneda për këtë pamje të re, gjë që vetëm sa i ka shtuar kuriozitetin dhe dyshimet e publikut.
A është kjo një periudhë kalimtare apo një ndryshim i qëllimshëm për të hyrë në një fazë të re të karrierës dhe jetës së saj? Publiku pret me padurim të mësojë më shumë për këtë transformim të papritur të këngëtares së njohur që ka përfaqësuar gjithashtu dhe Shqipërinë në Eurovision.