Një ngjarje e rëndë tronditi ditë më parë kryeqytetin, ku Henri Haxhiraj, vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj dhe njëkohësisht dhe punonjësi i Gardës së Republikës së Shqipërisë, qëlloi veten me armën e shërbimit.
Pas disa orëve ‘luftë’ për jetë në Spitalin Ushtarak të Tiranës 36-vjeçari fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagës në kokë dhe ndërroi jetë.
E teksa ditët kalojnë dhimbja te familjarët e Henrit vazhdon të jetë e freskët dhe malli për të rritet. Së fundmi, këngëtarja Sheila ka postuar një foto të së vëllait në Instagram ku tregon se ikja e tij i ka ‘shkatërruar’.
‘Vdiqa për ty’, shkruan Sheila krah fotos.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 15 tetor në banesën e këtij shtetasi në kryeqytet, në zonën e Qytetit të Studentit. I riu qëlloi veten me plumb në kokë, predha e të cilit i përshkoi kafkën tej për tej. 36-vjeçari në gjendje të rëndë u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak ku dhe u fatkeqësisht pas disa orëve humbi jetën.