Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy personave ku të njëjtit dyshohen për vjedhjen e një veture të tipit BMW X6 në rrugën “Josip Sela” në Ferizaj.
Vetura dyshohet se është vjedhur më datë 16 tetor, ndërkohë, policia të nesërmen ka arrestuar të dyshuarin e parë M.H. 51-vjeç, cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Në vazhdimin e hetimeve, i dyshuari kryesor u arrit të identifikohet dhe u mor vesh se kishte kaluar në territorin e Serbisë me targa të ndërruara.
“Pas shumë përpjekjeve, hetuesit rajonalë kanë rënë në kontakt me të dyshuarin F.D i moshës 27 vjeç, i cili me datën 19.10.2024 (sot) është dorëzuar në pikën kufitare me Serbinë, ndërsa ka dorëzuar edhe veturën BMW X6 tek hetuesit rajonalë”, thuhet në njoftim.
Në ndërkohë, F.D. u lirua për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar përkohësisht vetura, deri sa të përfundojnë procedurat e kthimit te pronari i saj.
Ndërkaq, rasti është cilësuar “vjedhje e rëndë”.