Lajme

Burri në Pejë raporton se u sulmua nga bashkëshortja

Një burrë në Pejë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga bashkëshortja e tij.

Policia ka bërë të ditur se nuk ka pasur të lënduar dhe pas konsultimit me prokurorin rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Pejë / 18.10.2024 – 23:00. Është raportuar nga viktima m/k, se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër/k. Nuk raportohet për të lënduar. Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.