Lajme

Çfarë mesazhesh po dërgon Osmani? Publikon foto nga ambasada e SHBA’së në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar një fotografi nga ambientet e ambasadës së SHBA’së në Kosovë.

Osmani fotografinë e ka publikuar të dielën në ‘Facebook’, ku bashkë me të shihet edhe ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, shkruan Insajderi.

“Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani.

Nuk dihet nëse presidentja Osmani po përcjell ndonjë mesazh tek partneri i saj qeverisës, Albin Kurti, përmes këtij postimi.