Të paktën shtatë persona humbën jetën pasi ura lidhëse me Portin e një trageti u shemb në ishullin Sapelo në shtetin amerikan të Xhorxhias, thanë autoritetet.
Zëvendëspresidentja e SHBA dhe kandidatja demokrate për president Kamala Harris tha në një tubim të fushatës në kryeqytetin e Xhorxhias, Atlanta, se administrata e presidentit amerikan Joseph Biden është në kontakt të ngushtë me zyrtarët shtetërorë dhe lokalë dhe ka ofruar të gjithë ndihmën e nevojshme federale, raportoi Reuters.
Helikopterët dhe varkat e rojes bregdetare filluan menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit, thanë zyrtarët, duke shtuar se shkaku i aksidentit nuk dihet ende.
/tiranapost