LifeStyle

Kjo frazë mund të shpëtojë martesën

Komunikimi mund të jetë i vështirë, veçanërisht kur duhet të jeni të sinqertë, transparentë dhe të pambrojtur me partnerin tuaj. Në bisedë shpesh ka keqkuptime dhe keqinterpretime. Megjithatë, nëse nuk jemi të hapur me partnerët tanë, si mund të presim që marrëdhëniet tona të jenë të forta dhe të qëndrueshme?

Në librin e saj Rising Strong, studiuesja dhe autorja e mirënjohur Brene Brown flet për mënyrën sesi ajo vetë kishte keqinterpretime dhe projektonte ndjenja te të tjerët që nuk ekzistonin në të vërtetë. Pra, sipas Brown, një frazë me katër fjalë mund të shpëtojë një martesë: “Historia që i tregoj vetes”.

Siç shpjegon Brown, “Kjo i lejon personit tjetër të dijë se ju po prezantoni interpretimin tuaj të situatës, duke pranuar gjithashtu se e dini se versioni juaj mund të mos jetë plotësisht i saktë”, shkruan YourTango.

Këto fjalë mund të qetësojnë një situatë të tensionuar dhe të lejojnë një bisedë të sinqertë për atë që po kalon nëpër kokën tonë. Ndihmon të rimendojmë historinë tonë që krijojmë në kokën tonë. Sipas një studimi të vitit 2019, truri ynë shpesh na mashtron, kështu që është e rëndësishme të kontrollojmë interpretimet tona, raporton Index.hr.

Si shembull, Brown përshkruan një situatë në librin e saj në të cilën burri i saj komentoi se nuk kishte gjëraushqimore dhe ajo e interpretoi menjëherë këtë si një kritikë për rolin e saj në familje. Pasi e kuptoi se çfarë po ndodhte, ajo kërkoi falje dhe tha: “Historia që i tregoj vetes është se ju më fajësoni që nuk kam ushqime, se kam dështuar”. Burri i saj u përgjigj: “Jo, thjesht jam i uritur”.

Ajo mes tjerash tha se “këto fjalë mund të thyejnë “muret tona vetë-mbrojtëse” dhe të na ndihmojnë të arrijmë në të njëjtën linjë me partnerin tonë.