Italia është përfshirë në orët e fundit nga moti i keq, i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe përmbytje.
Një person humbi jetën në Bolonja, duke shënuar kështu dhe viktimën e parë nga moti i keq . Ai ishte 20 vjeç dhe po udhëtonte me makinë bashkë me të vëllanë, kur makina e tyre u pushtua nga uji.
Në zonën e Emilia-Romanja në Cesenatico, në vetëm pak orë ranë 70 milimetra shi, duke shkaktuar krizë në qarkullimin rrugor.
Edhe në Katania rrugët u shndërruan në lumenj duke rrezikuar dhe jetën e një gruaje.
Autoritetet kanë nxjerrë shenjën e alarmit në 5 rajone.
Banorët u bllokuan brenda shtëpive të tyre dhe u desh ndërhyrja e Mbrojtjes Civile për evakuimin.
/tiranapost