Lajme

A do të ketë reshje shiu? Ja si do të jetë moti për këtë javë, temperaturat pritet të…

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të qarkullimit anticiklonar si dhe masave ajrore jugperëndimore.

Moti do të jetë i kthjellët e me kohëzgjatje të orëve me diell (jo shumë e zakonshme për periudhën në të cilën jemi) si dhe alternime vranësirash, të cilat do të jenë të përqëndruara kryesisht në relievet malore të vendit.

Reshjet e shiut parashikohen vetëm për ditën e Premte në veri të vendit me intensitet të ulët në mënyrë lokale.

Mjegulla dhe mjegullina do të jetë prezente në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonat luginore dhe lokalisht në zonat e ulëta.