ShowBizzz

‘Dua dy vajza’, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli planifikojnë të bëhen sërish prindër?

Moderatorja e njohur Kiara Tito, ka zbuluar mjaft detaje nga karriera e saj, mëmësia dhe jo vetëm.

Në një intervistë për emisionin ‘S’e Luan Topi’ në Top Channel, Kiara është shprehur se do të kishte dëshirë që të kishte dy vajza dhe t’i kombinonte të dyja të veshura bukur.

“E kam akoma atë dëshirë edhe pse është herët natyrisht. Do të kisha shumë dëshirë që të kisha dy vajza dhe t’i vishja bukur. Lunën e vesh sigurisht dhe rri gjithë ditën duke e kombinuar”, tha ajo.

Kur u pyet nëse ajo dhe Luizi kanë në plan që të bëhen sërish prindër së shpejti, Kiara u shpreh se kjo është një dëshirë e së ardhmes.

“Jo, jo është një dëshirë e të ardhmes patjetër”, tha ajo.

Ndër të tjera Kiara zbuloi gjithashtu se Luna, vajza e saj e vogël ka një lidhje mjaft të veçantë me Luizin dhe se kur të dy ata kthehen nga puna ajo i pret me padurim dhe gëzohet shumë. Është një vajzë  shumë sociale dhe u buzëqesh të gjithëve.