1
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të nisë një udhëtim në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me fokus integrimin e vendeve në Bashkimin Europian.
Të shtunën, më 26 tetor, ajo do të jetë në Kosovë. Siç bëhet e ditur në kalendarin e publikuar në web-faqen e KE-së.
Ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Ndërsa, ndalesën e parë do ta ketë në Shqipëri, ku mbërrin të mërkurën.
Takimin e parë zyrtarja e lartë e BE-së e zhvillon me kryeministrin Edi Rama, ndërsa një fjalë përshëndetëse do ta mbajë në Kolegjin Europian të Tiranës, e më pas do të bisedojë me presidentin Bajram Begaj.
Von Der Leyn do të vijojë turin e saj në Maqedoninë e Veriut, më pas në Bosnjë Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi.