Lajme

Policia arreston dy persona, pjesë e grupit që kryenin vjedhje të rënda

Policia e Kosovës në një aksion të zhvilluar ka arrestuar dy persona të dielën të cilët dyshohen se janë pjesë një grupi prej katër personave që kryejnë vjedhje kryesisht në markete.

Aksioni është zhvilluar nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës,të mbështetur Njësiti për reagim të shpejtë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda .

Të arrestuari janë E.O, 45-vjeç dhe M.M 32-vjeç shtetas të Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se janë konfiskuar edhe disa gjëra që dyshohen se janë vjedhur dhe 4 automjete.

“Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku dhjetë raste të vjedhjeve të rënda. Lidhur me këto raste policia ka identifikuar edhe dy persona të tjerë të dyshuar dhe janë në kërkim të tyre”, thuhet në komunikatë./teve1.info/