Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Yoav Gallant tha se Izraeli është gati të kaloi në fazën tjetër të luftës.
Ai u shpreh se po e shkatërrojnë armikun në të gjitha fshatrat përgjatë kufirit, pozicione që Hezbollahu donte t’i përdorte si baza për sulmet kundër Izraelit.
“Izraeli po shkatërron pozicionet e Hezbollahut libanez në të gjitha fshatrat përgjatë kufirit midis dy vendeve. Ne në thelb po kalojmë nga një gjendje e mposhtjes së armikut në një gjendje shkatërrimi, duke hedhur në erë tunele, duke hedhur në erë depo municione, duke çmontuar Hezbollahun.
Jo vetëm tani ne po luftojmë armikun, por po i shkatërrojmë ata në të gjitha fshatrat përgjatë kufirit, pozicione që Hezbollahu donte t’i përdorte si baza për sulmet kundër Izraelit.
Po i afrohemi përfundimit të misionit, megjithëse ka ende shumë për të bërë. IDF po përgatitet për detyra të mëtejshme, por para së gjithash, po e kryen këtë operacion siç duhet”, u shpreh ministri izraelit.